DURRES-Policia e Durrësit ka finalizuar një tjetër operacion kundër informalitetit të koduar “Phones& ewellery”. Në kuadër të këtij operacioni, policia ka sekuestruar telefona celularë dhe bizhuteri të ndryshme, ndërsa janë proceduar penalisht 5 persona.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë goditur një tjetër rast informaliteti ditën e sotme duke finalizuar me sukses operacionin e koduar” Phones & Jewellery”.
Procedohen penalisht pesë shtetas:
•Gj.M. 38 vjeç, banues në Durrës;
•E.E. 32 vjeç, banues në Durrës;
•L.Rr. 48 vjeç, banues në Durrës;
•B.G. 45 vjeç, banues në Durrës;
•E.S. 31 vjeç, banues në Durrës.
Në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në Sheshin” Pranvera” shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr. dhe E.S. janë konstatuar duke tregtuar telefona celularë të markave të ndryshme dhe aksesorë telefonash pa dokumentacion përkatës.
Shtetasi B.G. u kap duke treguar bizhuteri të ndryshme, bizhuteri( varëse dhe unaza floriri) pa dokumentacion përkatës.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 90 telefona celularë të markave të ndryshme;
• 150 aksesorë telefonash celularë;
• 130 bizhuteri si:varëse, unaza dhe ora dore.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• ” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe” Fshehja e të ardhurave ” në ngarkim të shtetasve Gj.M. E.E. L.Rr dhe E.S. parashikuar në nenet 178/1 dhe 180 të Kodit Penal.
• Tregtim produktesh të falsifikuara” dhe” Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit B.G. parashikuar në nenet 149/a dhe 180 të Kodit Penal.
(d.d/BalkanWeb)
