VLORË

Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” foton e autorit të plagosjes në Vlorë. Personi që shihni më poshtë është 30-vjeçari Fadil Likaj nga Shkodra, i cili plagosi me armë zjarri studenten 20-vjeçare dhe më pas hodhi edhe një granatë, që e kishte fshehur në çantë, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku dy të rinjtë, që dyshohet se kishin pasur lidhje intime me njëri-tjetrin, kanë nisur sherrin në një lokal, duke e vijuar atë edhe në rrugë, ku ka ndodhur edhe plagosja.

Nga kontrolli, autorit i është gjetur në çantë një tjetër granatë, përveç asaj që i kishte hequr siguresën dhe e kishte hedhur, si dhe pistoletës, me të cilën ka plagosur vajzën.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb