TIRANE- Fakti që mund të kesh një makinë të shtrenjtë dhe luksoze nuk të bën imun ndaj ndëshkimeve kur parkon keq apo bën një shkelje tjetër ligjore.

Këtë na e bën të qartë Policia Bashkiake, e cila duket se i trajton të gjithë drejtuesit e mjeteve me të njetin standard. Siç shihet edhe në foto, policët bashkiakë nuk i kanë kursyer shkelësit e rregullave të qarkullimit, ndonëse lëvizin me makina të shtrenjta e luksoze.
22384961_10212546843419597_418643043_n

22414533_10212546845779656_625790573_n

22361000_10212546854379871_726793029_n
“Mund ta kesh makinën shumë luksoze, por ta dish që po parkove keq, makinës i afrohen vetëm policat e jo ato që kishe ti në mend kur e bleve”,- shkruan kryebashkiaku Erjon Veliaj në rrjetin social Facebook, aty ku poston edhe fotot.
(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: