Një tavolinë e ngrënies ku ulen të gjithë, muzikë samba dhe libra frymëzues. Këto duket se janë armët sekrete të Brazilit që synon të ngrejë për herë të gjashtë këtë vit Kupën e Botës.

Yjet e Brazilit sipas mediave angleze janë duke ofruar një shembull në kampin stërvitur në Moskë sesi bëhen parapërgatitjet e Botërorit, me miqësoret që do luajnë këto ditë kundër Rusisë dhe Gjermanisë.

Shpirti i ekipit duket shumë i lartë, pasi skuadra u mblodh rreth një tavoline ku nuk mungoi asnjë për të darkuar. Ky moment është dokumentuar me një foto në rrjetet sociale nga Marcelo i cili shkruan: “Familja”.

Familia ?? #M12

A post shared by Marcelo Vieira Jr. (@marcelotwelve) on


Dani Alves gjithashtu ka shpërndarë disa momente interesante nga grumbullimi i skuadrës në Moskë. Anësori i Paris SG duket teksa luan muzikë samba me Marquinho-s dhe Thiago Silva, të shoqëruar nga muzikanti Fabio Brazza.
dani 1

dani 2

dani 3
Në tavolinën e ngrënies janë disa kopje të librit “Drejtimi me zemër: Strategjitë e suksesshme të trajnerit K në basketboll, biznes dhe jetë” nga trajneri Mike Krzyzewski në kolegjin Amerikan.

Libri më i shitur, i botuar për herë të parë në vitin 2000, ofron një pasqyrë të sekreteve që mundësoi Krzyewski për të ndihmuar ekipin e basketbollit të Shteteve të Bashkuara për të fituar 5 medalje të arta olimpike.

Sipas “Daily Mail” kjo e ka ndihmuar Brazilin të marrë rezultate shumë pozitive e të bëhet skuadra e parë që kualifikohet për në Botëror. “Seleçao” nuk njeh asnjë humbje që prej qershorit të vitit 2016, një ecuri me të vërtetë mbresëlënëse.

Më tej britanikja shton se kombëtarja e Anglisë duhet të hedhë një sy nga Brazili nëse dëshiron të fitojë diçka në të ardhmen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb