ITALI

Bianca Balti shkëlqeu në Festivalin e “Sanremo 2025” në Itali të mërkurën në mbrëmje.

Supermodelja italiane, 40 vjeçe, e cila vitin e kaluar u diagnostikua me kancer ovarian, ishte prezantuesja e natës së dytë. Ajo ndërroi katër fustane mahnitëse në skenën e Teatro Ariston.

“Nuk kam ardhur këtu për të bërë të sëmurën, por për të festuar për jetën”- tha pak çaste para se të hytë në skenën madhështorë të Aristonit.

40-vjeçarja nuk e kishte aspak problem të shfaqej pa paruke dhe duke treguar me krenari shenjat e operacionit te barku. “Rrahja e një zemre që nuk ka frike të rrahë”- komentoi Bianca.

Angazhimi i saj si prezantuese vjen vetëm disa javë pasi ajo përfundoi trajtimin me kimioterapi më 27 janar, në përballjen e saj me kancerin ovarian.

“Ka qenë e vështirë dhe nuk ka përfunduar ende, por nuk do ta kisha dashur ndryshe”.

“Thonë: ‘Ajo që nuk të vret, të bën më të fortë’, por përvojë ime është se ajo që nuk më vrau, më bëri ta dua jetën edhe më shumë’”, tha modelja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lookdavip | TgCom24 (@lookdavip)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: