Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot zonën e Sinës në Dibër.

Meta shprehet se sot ka qenë në Sinë, në truallin e Kastriotëve.

Më tej, Meta thotë se ishte kënaqësi të vizitonte Muzeun Historik dhe të njihte nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

Meta shton se të “bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot në Sinë, në truallin e Kastriotëve, vendin e origjinës të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kënaqësi të vizitoja Muzeun Historik dhe të njihesha nga afër me të dhëna interesante për betejat heroike të zhvilluara për mbrojtjen e kombësisë, territorit dhe identitetit tonë europian.

Të bëhet zemra mal kur sheh djemtë dhe vajzat e Dibrës të lartësojnë traditat dhe vlerat tona duke na bërë të ndihemi krenarë!…

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb