Luka Modriç mund të jetë goditja e bujshme në merkato te Interit. Sipas mediave italiane, mesfushori kroat, është në planet e drejtuesve zikaltërit, të cilët kërkojnë t’i kundërpërgjigjen Juventusit, që firmosi me Ronaldon.

Mesfushori i Realit të Madridit, ndodhet me pushime në Itali së bashku me bashkëshorten dhe drejtori sportiv i Interit, Ausilio, pritet ta shfrytëzojë këtë moment, për një takim me 33-vjeçarin. Në orën në vijim priten detaje në lidhje me këtë interes të Interit, për mesfushorin kroat.

modric-itali-pushime1

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/foto-modric-mberrin-ne-itali-interi-kerkon-ta-rrembeje/

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: