Fox News ka kapur një pamje të flamurit amerikan që ishte vendosur në ambasadën amerikane në Kabul dhe që pritej “të fluturonte” jashtë Afganistanit, për t’i shpëtuar shkatërrimit demonstrativ apo përdorimit nga talebanët, veçanërisht pas marrjes së pushtetit.

Në pamjen e publikuar, shihet një ushtar amerikan, i cili e ka mbërthyer rreth gjoksit dhe po e transporton drejt avionit që pritet të largohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit.

Ambasada Amerikane në kryeqytetin afgan u mbyll të dielën, pas raporteve se zyrtarët atje po shkatërronin dokumente dhe pajisje të ndjeshme përpara mbërritjes së talebanëve.

Tani talebanët kontrollojnë Kabulin dhe pjesën tjetër të Afganistanit.

Siç duket, edhe pas 20 viteve, amerikanët nuk arritën dot të eksportonin demokraci në Afganistan, por të paktën importuan për botën një pamje domethënëse që tregon vlerën e një vendi edhe në situatat më kaotike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb