Marouane Fellaini pavrësisht se nuk arriti të ngrinte trofeun e Superkupës së Europës me Manchester United ka diçka me të cilën të kujtojë mbrëmjen e kaluar.
Një foto e shkrepur e futbollistit pasi e goditi topi në fytyrë është bërë virale në internet. Ai duket tepër qesharak dhe duhet theksuar se përveç kësaj nuk është dhe aspak bukur. Gjithsesi kjo është marr me sportivitet nga futbollisti i cili e ka postuar foton në rrjetet e tij social duke shkruar: “Faleminderit të gjithë atyre që postuan dhe më dërguan këtë fotografi”.
Por faqet e ndryshme të memeve nuk mund t’a linin me kaq, ato kanë krijuar foto mjaft interesante duke përdorur pamjen e rralë të belgut.
(e.k/BalkanWeb)
