Në sfidën mes sheikësh, PSG-Newcastle, nuk ka fitues, dy ekipet ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1, por kjo ndeshje prodhoi polemika pafund pas penalltisë së akorduar në shtesë në favor të francezëve. “Qymyrxhinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 24-të, me Isak që përfitoi nga një top i larguar keq nga Donnarumma. PSG provoi në çdo formë të shmangte këtë humbje, por Mbappe me shokë shpërdoruan pafund, deri në minutën e 98-të, ku gjyqtari i takimit akordoi një penallti në favor të tyre, për prekje me dorë nga Livramento.

Mbappe
Mbappe

Pasi gaboi çdo top që i erdhi në zonë, Mbappe nuk fali nga 11 metra distancë duke shënuar mbase golin më të rëndësishëm të PSG këtë sezon, një gol që i mban në lojë në Champions League. Penalltia e akorduar në favor të PSG është përjetuar keq në Angli, të gjithë mediat në sinkron e cilësojnë vjedhje, madje pa përdoruar lojëra fjalësh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E ka të vështirë të pranojë këtë humbje edhe trajneri i Newcastle: “Po përpiqem akoma të pranojë atë që ndodhi, por e kam shumë të vështirë. Në lidhje me penalltinë nuk mund të them atë që mendoj në të vërtetë”, u shpreh Eddie Howe.

Lequipe
Lequipe

Edhe në Francë, pavarësisht se ky barazim i mban në lojë, me lojëra fjalësh shprehin atë që ndodhi: “E kanë fatin në duart e tyre”, shkruan L’Equipe në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: