TIRANË

Personi në foto është Luftar Reci, i dënuari që  ka bashkëpunuar me drejtësinë për zbardhjen e dy vrasjeve ndodhur 15 vite më parë ndaj biznesmenit Vajdin  Lamaj dhe Klodian Salihut.

Foto është shkëputur  gjatë një interviste që Luftar Reçi dha vite më parë për gazetaren Klodiana Lala nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë.

Luftar Reci

Policia e Shtetit finalizoi një ditë më parë operacionin e koduar ‘’Asgjë nuk harrohet’’ në zbatim të masave të sigurisë dhe urdhër-ndalimit nga SPAK për autorët e dyshuar për vrasjet e 15 viteve më parë ndaj Klodian Saliut e Vajdin Lamajt.

Sipas Policisë, janë ekzekutuar 4 masa sigurie arrest me burg dhe një urdhër ndalim i lëshuar nga SPAK, ndërkohë vijojnë në kërkim ndërkombëtar vetëm 2 prej të akuzuarve, Lulzim Berisha e kunati i tij Plarent Dervishaj.

Deri më tani Policia ka mundur të sigurojë kapjen e 5 prej autorëve të dyshuar, Emiljano Shullazin që ndodhej në burg, Indrit Taullain që u arrestua në Kosovë dhe pritet ekstradimi, Viktor Ymerin, shtetasin me inicialet I.R, që është ndaluar si dhe Luftar Reçin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb