Kjo dukuri ndodh një herë në 50 vjet! Spanja është mbuluar nga reshjet e dëborës. Kjo situatë ka shkaktuar kaos në rrugë, veçanërisht në Madrid. Mediat e huaja raportojnë se automjetet kanë mbetur të bllokuara për shkak të stuhisë që filloi ditën e djeshme.

Bora ishte me intensitet më të lartë në pjesët veriore dhe qendrore të Spanjës. AEMET lëshoi një paralajmërim me ngjyrë portokalli për shumicën e rajoneve Spanjolle dhe një kod të kuq për tre provinca në Spanjën qendrore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, autoritetet spanjolle anuluan të paktën 30 fluturime në Ishujt Kanarie për shkak të kushteve të motit intensiv.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: