Mbrojtësi i Dortmundit, Ian Matsen do të shkojë me Holandën në Europianin e Gjermanisë. Ai u thirr nga trajneri Ronald Kuman pas dëmtimit të Frenki De Jong dhe Teun Kupmainers.

Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga vetë kombëtarja e “tulipanëve”.

Por ku ndodhej mbrojtësi kur mori lajmin e madh?

Gpyhfyfwuaael48
Gpyhfyfwuaael48

Ai ishte së bashku me të dashurën me pushime në Mikonos.

Gpyhfyjxoaadqg5
 

Madje ai ka publikuar foto nga një jaht ku shfaqet duke marrë rreze dielli.

Tashmë i duhet të ndërpresë pushimet për ti ardhur në ndihmë kombëtares së tij dhe për të qenë në urdhrat e Kuman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: