Në trevjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, Kuvendi i Shqipërisë dhe Ambasada e Ukrainës, organizuan sot në Kryesinë e Kuvendit shfaqjen e filmit “Kur erdhi pranvera në Bucha”. Në këtë veprimtari mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, si edhe personalitete të jetës kulturore të vendit. Të pranishmit i përshëndeti dhe i falenderoi për pjesëmarrjen Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, z. Volodymyr Shkurov.

Që prej fillimit të luftës, Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar veprimtari të shumta në të cilat është diskutuar jo vetëm për mbështetjen e Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar për luftën e drejtë të Ukrainës, por edhe për tragjeditë njerëzore, vuajtjet sakrificat e pasojat e tjera në popullsinë civile.

E4697ad6 Cde5 477c A95a Fba11d5e6363
E4697ad6 Cde5 477c A95a Fba11d5e6363
1aca1a7e Cd0c 4a88 8794 B0e880031ad6
1aca1a7e Cd0c 4a88 8794 B0e880031ad6
3a29a220 10dc 435c 8e23 3a4cf073e01b
3a29a220 10dc 435c 8e23 3a4cf073e01b

Kuvendi ka miratuar Rezolutën për mbështetjen e palëkundur të Ukrainës, ka ftuar e dëgjuar në një video-mesazh Presidentin Zelenskyy, ka shprehur mbështetje për Parlamentin e Ukrainës; sanksionet ndaj Rusisë, kontributin e vendit tonë si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për mbështetjen ndaj Ukrainës, gjatë mandatit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, organizimin në Tiranë të Samitit të Vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën si edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në veprimtaritë ndërkombëtare në mbështetje të luftës së drejtë të Ukrainës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb