Një nga ngarkesat më të mëdha të kokainës të sekuestruara ndonjëherë në Evropë lidhet drejtpërdrejt me grupin kriminal shqiptar të zbuluar së fundmi nga SPAK, i drejtuar nga Elvis Çela dhe Franc Çopja.

  • foto galeri

Hetimet e SPAK zbuluan se në periudhën dhjetor 2020 – shkurt 2021, Elvis Çela dhe bashkëpunëtori i tij F. G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 tonëve kokainë nga Paraguaji drejt Gjermanisë.

Whatsapp Image 2025 08 08 At 22.13.32
Whatsapp Image 2025 08 08 At 22.13.32

Droga, me një vlerë tregu që llogaritet nga 1.5 deri në 3.5 miliardë euro, ishte fshehur brenda bombolave metalike me bojë dhe kollë ndërtimi. Për maskim shtesë, bombolat mbanin logo të ndryshme, përfshirë një sy me rrufe të kuqe, logon e Puma-s dhe shenjën e infinitit.

Whatsapp Image 2025 08 08 At 22.13.31
Whatsapp Image 2025 08 08 At 22.13.31

Ngarkesa ishte e shpërndarë në disa kontejnerë që mbërritën në portin e Hamburgut më 12 shkurt 2021. Falë një operacioni të koordinuar nga autoritetet doganore gjermane, e gjithë sasia u sekuestrua përpara se të depërtonte në tregun europian të drogës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb