Me një staf të ri, me shumë entuziazëm, me grupin e plotë dhe në formë, Shqipëria starton sot në mbrëmje aventurën në “Euro2024”. Sylvinho debuton në krye të përfaqësueses kuqezi, ky është testi i tij i parë zyrtar, në letër edhe më i rëndësishmi pasi një rezultat pozitiv në Varshavë i jep një bonus të madh për të arritur objektivin e vetën në këto kualifikuese, të sigurojmë një biletë për në Evropian.

Në këto ditë grumbullimi, Sylvinho ka parë nga pranë të 23 lojtarët që ka në dispozicion, për fat të mirë të gjithë janë të gatshëm për sfidën përballë Polonisë. Tekniku brazilian ka krijuar një ide më të qartë mbi formacionin që pritet të hedh në fushë nga minuta e parë. Mes Berishës dhe Strakoshës, të dy pa minuta në këmbë, tekniku brazilian me sa duket preferon këtë të fundit.

Formacioni
Formacioni

Asnjë dilemë në lidhje me repartin mbrojtës, me skemën 4-3-3, nga minuta e parë pritet të zbresin Balliu në të djathtë dhe Hysaj në të majtë, ndërsa dyshja e qendrës pritet të formohet nga Kumbulla dhe Mihaj. Në mesfushë, Ramadani dhe Laçi shihen favoritë ndërsa Kristjan Asllani kompleton këtë repart.

Treshja e sulmit do të formohet nga Myrto Uzuni, Jasir Asllani dhe Sokol Cikalleshi në qendër, me statusin e kapitenit.

Bastet
Bastet

Një fitore e mundshme e Shqipërisë në këtë transfertë kuotohet me koeficientin 6,50, ndërsa një fitore e mundshme e Polonisë vlerësohet me koeficientin 1,55, barazimi mes dy ekipeve vlerësohet me 4.

337284110 753241866148979 1926118696574961532 N
337284110 753241866148979 1926118696574961532 N

Kombëtarja do të ketë në krahë në këtë transfertë edhe tifozët kuqezi, rreth 600 prej tyre pritet të jenë të pranishëm në stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb