Në Spanjë mbetet e hapur tema post-Xavi, kush do ta zëvendësojë në stolin e Barcelonës? Që nga dita kur Xavi njoftoi se do të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni, emrat që kanë qarkulluar si pasuesi i tij kanë qenë të shumtë. Sigurisht, ky diskutim pritet të zgjas akoma pasi presidenti Laporta dhe pjesa tjetër e stafit drejtues vijojnë të bëjnë sondazhe të ndryshme.

Sport
Sport

Sipas të përditshmes Sport: Roberto De Zebri është një tjetër kandidat, madje sipas Sport, palët kanë nisur kontaktet e para. De Zebri është një trajner që po bën një figurë të mirë në krye të Brighton duke konkurruar me klubet e mëdha në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb