LEZHË
Kol Murrani është një prej personave të vrarë sot në mënyrë misterioze në Lalm i Vjetër në Lezhë.
Kol Murrani mësohet se është rapsod i njohur në Lezhë, si dhe pronar i një lokali në zonë.
Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës.
Gazetari i News24 Elidon Ndreka raporton se Kol Murrani bashkë me personin tjetër Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra.
Ata u gjetën në një kodër dhe janë gjetur nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë.
Polica ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motorr që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.
(BalkanWeb)
