Hidhini një sy Fredit, qenit madhështor dhe me siguri reagimi juaj do të jetë: Uau! Ai është qeni më i madh që ekziston në botë dhe arrin një gjatësi 2.2 metra. E zonja e Fredit, Claire Stoneman nga Essex i Anglisë, është shumë e përkushtuar ndaj qenit të saj që njëkohëshisht është fitues i Rekordeve Guinness.
Aq shumë është e afeksionuar pas Fredit, sa nuk vë gjë në jetën e saj para tij.
“Kam qenë singëll pjesën më të madhe të këtyre 4 viteve të fundit. Por nuk kam pse laj mbathje të pista, kur fare mirë kujdesem për qenin tim. Ata janë si fëmijë për mua, duke qenë se nuk kam as fëmijë. Ato kanë nevojë për mua,” tha Claire.
Megjithatë, ajo thotë se tani është gati të krijojë një lidhje, por do të gjejë një burrë i cili nuk e ka problem të ndajë banesën me qenin e saj.
(e.f/ BalkanWeb)
