Në një grup me ekipe si Anglia, Gjermania e Italia, askush nuk do të vendoste bast që pas katër ndeshjeve në krye do të ishin Hungaria. Kjo duket si një situatë sureale, por shifrat nuk lënë vend për koment: 2 fitore, 1 barazime dhe 1 humbje, 7 pikë në total, plus 1 nga Gjermania dhe plus 2 nga Italia.

Hungarezët po shkruajnë një histori të pabesueshme në këtë edicion të Ligës së Kombeve, fitorja e pastër me “poker” golash në shtëpinë e tyre që kanë shpikur futbollin meriton duartrokitje. Djemtë e Marco Rossi zhvilluan një 90-minutësh perfekt përballë “tre luanëve”, një mbrojtje e kujdesshme deri në detajin më të vogël, ndërsa kapën “mat” anglezët thuajse në çdo zbritje. Roland Sallai ishte njeriu i ndeshjes, autor i një dopjetë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Southgate përjetoi makthe në Molineux Stadium, tifozët gjatë gjithë sfidë vërshëllyen ekipin, ndërsa mediat angleze nuk falin: “Nuk e di se çfarë po bën”, shkruan Star Sport. “Anglia në siklet”, shkruan The Guardian. The Sun i kujton që kjo është humbja më e rëndë në histori brenda në shtëpi, humbja më e rëndë e pësuar me katër apo më shumë gola, pa shënuar asnjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb