Pak përpara nisjes së Kupës së Botës të mbajtur në Katar, Princi William i uroi fat skuadrës së Anglisë, gjatë një vizite në St George’s Park.

“Tre Luanët” janë duke fluturuar drejt kryeqytetit Doha të Katarit. Pak para nisjes, Princi i Uellsit u dorëzoi fanellat lojtarëve duke u uruar fat.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgatre prezantoi Princin William dhe më pas tha: “Ajo që do të bëjmë është t’i kërkojmë Lartësisë së tij Mbretërore që t’ju prezantojë fanellat tuaja”.

Në videot e ceremonisë, William i buzëqeshur shihej duke biseduar me lojtarët e ekipit. Po ashtu, ai u fotografua me kapitenin Harry Kane, si dhe lojtarët Jack Grealish dhe Nick Pope.

Aaaaaaaaaaaaa
Aaaaaaaaaaaaa
Aaaaaaa
Aaaaaaa

Aaa

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb