ELBASAN

Një automjet i ‘Shqiponjave’ është dëmtuar gjatë një operacioni për kapjen e shpërndarësve të drogës në Elbasan.

BalkanWeb mëson se disa persona të dyshuar si shpërndarës droge nuk u bindën ndaj urdhërit të Policisë dhe është dashur forca për shoqërimin e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë këtyre kundërshtimeve është thyer dhe një nga xhamat e furgonave të ‘Shqiponjave’ teksa personat e dyshuar janë shoqëruar. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Zaranikës dhe gjithë përplasja ndodhi pasi të dyshuarit tentuan të largoheshin dhe jo t’i binden urdhërit të efektivëve të Shqiponjave për të ndaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb