Këngëtari i njohur Robert Berisha, prej kohësh është në një lidhje dashurie me Ana Skrel, një vajzë 23-vjeçare nga Ulqini. Dyshja duket se janë në një lidhje mjaft të shëndetshmë sëbashku dhe sapo i kanë nisur pushimet e tyre për këtë verë.

Gjatë kësaj kohe të dy personazhet kanë ndarë më ndjekësit momente nga pushimet, por ajo çfarë ra tepër në sy ishte një video e çiftit në InstaStory-n e Anës. Ata shfaqen në momente intime, duke u përqafuar njëri tjetrin në shazhllonin e plazhit ku ndodheshin.

Çifti duket mjaft i dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë nguruar t’jua tregojnë këtë fakt edhe fansave të tyre.

Rikujtojmë që Roberti ka qenë në një marrëdhënie dashurie prej 13-vitesh me këngëtaren e njohur Nora Istrefi. Ish-çifti gëzon edhe një vajë bashkë, lidhja e tyre përfundoi kohë më parë. U tha se shkak i ndarjes u bënë sherret e vazhdueshme midis çiftit dhe largësia nga njëri-tjetri pasi ishin të zënë me koncerte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb