Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Gjilan të Kosovës, ku një oficer policie i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me pistoletën e shërbimit. Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Dheu i Bardhë, në Gjilan. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. I., 43 vjec.

Dëshmitarët që ishin në lokal kanë thënë për Express se nuk kanë ndjerë zhurmën e armës. Po ashtu ata pohuan se pasi polici kishte pirë kafe, kishte shkuar në tualetin e lokalit dhe aty kishte vrarë veten.

Viktima ishte babai i tre fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Kryeprokurori i Gjilanit tregon detajet nga krimi
Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku konfirmoi se punonjësi i policisë me inicialet B.I, u vetëvra. “Ne jemi në hetimet e para, dhe këto hetime na thonë se ai ka qëndruar në një kafene në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan dhe aty kanë qenë me të 2-3 shokë dhe i kemi dëshmitarë”, ka thënë Maloku për Insajderin. Sipas kryeprokurorit Maloku, trupin e pajetë të policit B.I. e gjetën shokët e tij.

1_1523297821-9847610

2_1523297821-5204247

3_1523297821-4710783 (1)

3_1523297821-4710783

5_1523297821-8565791
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb