Interi thërret dhe Tucu Correa do të duhet të paraqitet në Pinetina nesër në mëngjes për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Kështu, këto ishin orët e fundit të pushimeve për lojtarin dhe të dashurën e tij, Chiara Casiraghi, vajza e ish-futbollistit Pierluigi.
Çifti i njohur ishin fillimisht në Miami dhe më pas në Ibiza, për të kaluar ditë të bukura me Dybala dhe partneren e tij, Oriana.
Jo vetëm kaq.Dyshja u pa gjatë këtyre javëve edhe me Lautaro Martinez dhe bashkëshkorten Agus.
Dashuria mes Correas dhe Chiara është në fazat e para të saj, pasi nuk kanë shumë kohë që njihen. Gjithsesi, kjo verë duket se do jetë më e mira për ta.



(BalkanWeb)
