Kazanët e mbeturinave në bulevardin Aqif Pasha në afërsi të një supermarketi te kryqëzimi i 1 majit në qytetin e Elbasanit janë përfshirë nga flakët njëri pas tjetrit mbrëmjen e kësaj të marte.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është ndihmuar nga përmbajtja plastike dhe era. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shtëllunga tymi, të cilat krijuan shqetësim te banorët e zonës.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit që neutralizuan dhe fikën flakët. Ende nuk dihen shkaqet e  vërteta të zjarrit në kazanët e mbeturinave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një nga pistat  kryesore është edhe zjarrvënia e qëllimshme dhe po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb