Sfida ka përfunduar. Roma ka triumfuar në “Air Albania Stadium” duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 1-0. Tashmë pritet që lojtarët romanë të ngrenë në qiell kupën, ndërsa efektivët e policisë në ambientet e jashtme të stadiumit po mobilizohen për të shmangur trazirat.

Forcat e Policisë së Kosovës që i kanë ardhur në ndihmë Shqipërisë në këtë ditë, shihen në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” duke vendosur skafandra dhe duke krijuar formacione mbrojtje.

Sjellja e tyre vjen pasi një mbrëmje më parë, tifozët e të dyja skuadrave shkaktuan trazira në rrugët e Tiranës, ndërsa skena të ngjashme dhune mund të ndodhin edhe këtë mbrëmje, duke marrë parasysh zhgënjimin e tifozëve holandezë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb