GREQI– Policia greke arrestoi 2 shqiptarë, 28 vjeç dhe 17 vjeç në makinën e të cilëve u zbuluan 14 kg dhe 248 gram hashash.

Policia ndaloi makinën për kontroll në autostradën Patra-Korinth dhe me ndihmën e qenit të policisë të quajtur Riki, arriti të zbulojë pakot me drogë të fshehura në sediljen e pasme të automjetit.

Vazhdojnë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tjerë te rrjetit kriminal.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: