Portieri i Laçit dhe kombëtares shpresa, Gentian Selmani, ka surprizuar dhe njëkohësisht ka lumturuar fëmijët jetim të shtëpisë “Zyber Halluli”, duke u sjellë disa dhurata për festat e fundvitit.

19-vjeçari i talentuar u ka sjellë për pak momente buzëqeshjen fëmijëve duke iu dhuruar veshje e dhurata specifike, të cilët sipas portierit në të shumtën e rasteve e kanë pasion futbollin.
danoci
“Ndihem shumë i emocionuar që arrita sadopak me kontributin tim, të lumturojë këta fëmijë në këto ditë festash. Ajo që unë dua t’i kërkoj të gjithë personave të cilët e kanë këtë mundësi, është që të kontribuojnë diçka nga vetja e tyre, për këta fëmijë në nevojë. Ata kanë nevojë për t’u ndihmuar dhe ne duhet të jemi pranë tyre në këto momente. Shpresoj që e gjithë familja e futbollit t’i ndihmojë këta fëmijë që shumica e kanë pasion futbollin”, është shprehur Gentian Selmani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb