Princi i Galles dhe mbretëresha e Spanjës janë bashkuar në dashurinë e tyre të përbashkët për artin. Charles dhe Letizia kanë inauguruar Spanish Gallery të Auckland në Angli dhe i kanë lejuar vetes foto të pazakonta me puthje duarsh nga ana e djalit të Mbretëreshës Elisabetta, por edhe një puthje në faqe për Letizia Ortiz.

Trashëgimtari i fronit mbretëror anglez dhe mbretëresha e Spanjës kanë vizituar kështjellën e Durham, një nga pallatet e peshkopëve më të ruajtur në Evropë, i cili është në qendër të një projekti ambicioz të financuar nga një filantrop i qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dikur shtëpia e peshkopëve të fuqishëm të Durhamit, një kështjellë e ndërtuar 900 vjet më parë, kishte 13 figura me përmasa reale, të pikturuara nga Francisco de Zurbaran.

Charles, 73 vjeç dhe Letizia, 49, kanë një pasion për projektet kulturore dhe artin. Në të kaluarën ata kishin hapur së bashku një galeri arti dhe me atë rast princi tha se ishte i magjepsur nga bukuria e mbretëreshës spanjolle. Tani ai ka treguar besim dhe dashuri për gruan e Felipes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb