Në një paradë madhështore ushtarake në Pekin, Kina prezantoi armatimet më të fundit të shekullit 21, përfshirë dronë nënujorë, raketa bërthamore dhe armë me lazer.

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se bota ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë mes paqes dhe luftës, duke theksuar se Kina nuk i frikësohet askujt. Vladimir Putin dhe Kim Jong-un qëndruan përkrah Xi-t në portën Tiananmen, në një demonstrim të qartë force përballë Perëndimit.

Prania e tyre shihet si sfidë ndaj rendit global të udhëhequr nga SHBA. Ndër armët më të spikatura ishin raketat ndërkontinentale Dongfeng-5 dhe dronët AI që fluturojnë pranë avionëve luftarakë.

Kina2
Kina2
Kina3
Kina3
Kina4
Kina4
Kina5
Kina5
Kina6
Kina6
Kina7
Kina7
Kina8
Kina8

Kina gjithashtu shfaqi robotë të armatosur në formë ‘ujku’ dhe armë lazer që mund të çaktivizojnë elektronikën e armikut. Analistët thonë se kjo paradë ishte gjithashtu një promovim për eksportin e armëve kineze.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Ushtria Kineze është e gatshme për një konflikt të vërtetë modern.

(d.xh-Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: