Policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e automjetit që aksidentoi për vdekje 2 nga 3 të miturit që po luanin me top në trotuarin në zonën e ish-Kënetës në Durrës ku banonin dhe pas testit të alkoolit, Nikoll Radaçi ka rezultuar me nivel të lartë të alkoolit, tej normave të lejuara.
Nikoll Radaçi akuzohet nga banorët se në vijimësi ka shfaqur probleme në zonën e ish-Kënetës, ku dhe banonte vetë, pasi drejtonte mjetin me shpejtësi skëterrë.
Sipas pamjeve dhe dëshmive nga vendngjarja, Nikoll Radaçi mori zvarrë fëmijët me automjetin e tij, ndërsa më pas u largua nga vendngjarja.
