Është ftohtë në Londër por Rita Ora i rrit temperaturat. Këngëtarja ishte ylli absolut i festës Forces For Change të British Vogue, të paktën për sa i përket pamjes së saj. Artistja me origjinë shqiptare di si të mahnisë dhe edhe këtë herë i la të gjithë pa fjalë.

Mbrëmjen e 24 nëntorit, Rita Ora mbërriti me një makinë të errët në restorantin ekskluziv The Maine, në kryeqytetin anglez. Për eventin britanik të Vogue, ylli zgjodhi një look plotësisht të zi. Ajo që disa muaj më parë fitoi çmimin VIP më seksi në Festivalin e Filmit në
Venecia, nuk u përmbajt dot në Londër. Edhe një herë është David Koma që vesh Rita Orën, të cilin këngëtarja e pëlqen shumë.

E zezë totale për të, me një fustan tërësisht transparent me aplikime me lule në bust dhe efekti nudo, shihet plotësisht edhe tanga ngjyrë mishi që ka veshur Ora.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk mungojnë detajet paksa fetish në vështrimin e Rita Orës në Forcat For Change të British Vogue. Në fakt, ylli i popit vendosi të fshehë fytyrën e saj me një lloj maske, të bërë nga e njëjta pëlhurë si fustani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb