Rrjetet sociale janë fryrë nga ironia, sharjet dhe fyerjet në drejtim të bashkëshortes së kryeministrit italian Matteo Renzi, e cila u shfaq më 4 dhjetor, me një pulovër me vlerë 730 euro.
Siç raporton Corriere Della Sera, këtë super pulovër gruaja mësuese e të parit të qeverisë italiane e veshi gjatë momentit të votimit në referendum. Por edhe në mbrëmje gjatë konferencës në pallatin Chigi, ndërsa Renzi mbante fjalimin e fundit si kryeminsitër.
Bëhet fjalë për një pulovër të bardhë prej leshi me pak golf, e thjesht në dukje por mjaft elegante në trupin e Agnese Landini, me profesion mësuese. Me tu publikuar çmimi në rrjet, ka plasur urrejtja për të!
Ironia dhe sarkazma kanë shoqëruar komentetet e italianëve në rrjtetet sociale kur kanë marrë vesh që pulovra është e fimës Ermanno Scervino dhe kushton 730 euro. “E papranueshme”,- shkruante një qytetar. “Po si ka mundur ta blejë me rrogë mësueseje”, “Hajdute”,- shpërthen një tjetër.
(ma.ar/BalkanWeb)
.
