SHBA – Thashethemet e shumta mbi telefonin e Samsung që përthyhet, duket se kanë qenë të të vërteta. Gjigandi i teknologjisë Samsung ka prezantuar një telefon me kapak, i cili do të do të quhet Samsung W2017.

Samsung Ë2017 do të ketë ekran 4.2” Super AMOLED i cili vjen me rezolucion full HD prej 1920×1080 piksel.Pajisja fuqizohet nga procesori Snapdragon 820 nga Qualcomm, RAM memoria prej 4GB dhe hapësira ruajtëse prej 64GB.
Samsung-W2017-768x569
Nëse ju nevojitet më shumë hapësirë mund ta zgjeroni atë përmes kartelës microSD. W2017 ak dy kamera, frontalen prej 5MP dhe kamerën e pasme me 12MP e cila mund të filmojë video në 4K

Pajisja ka bateri me kapacitet prej 2,300 mAh, sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve, ËiFi, Bluetooth dhe 4G LTE. Ende nuk është bërë e ditur vlera që do të ketë ky telefon. Ja pamja e këtij telefoni.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb