Ajo di gjithmonë të vjedhë vëmendjen e fansave. Partnerja e ish-lojtarit të njohur, Antonio Cassano ka “tërbuar” fansat me një postim në rrjetet sociale. Carolina Marcialis i tha ‘natën e mirë’ ndjekësve të saj nëpërmjet një selfie plot sensualitet. Me një fizik për t’u admiruar, bukuroshja Marcialis tregon edhe një herë klasin e saj, në një mënyrë tejet të veçantë.

32-vjeçarja e lindur në Genoa është aktive në rrjetet sociale, teksa ka zgjedhur të ndjekë 1760 persona në Instagram, ndërsa ndiqet nga 186 mijë fansa.

 

Dr
Dr

Sa i takon historisë së dashurisë me Cassanon, Marcialis e njohu Antonion në vitin 2008, për t’u martuar më pas dy vjet më vonë. Vlen për t’u përmendur fakti se Carolina është nëntë vjet më e vogël se Cassano. Ata kanë dy fëmijë, Cristopher ka lindur në vitin 2011, sakaq Lionel në 2013.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb