Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 16.30 një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Përgatitjet në sheshin Skënderbej kanë nisur me vendosjen e karrigeve dhe ngritjen e skenës, siç duket edhe nga pamjet që sjell BalkanWeb. Kryeministri do të mbajë një fjalim drejtuar 6 mijë punonjësve të kryeqytetit.

Takimi i Ramës vjen pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj mesditën e 10 shkurtit, teksa ndodhej në zyrën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Firma e kryebashkiakut i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani. Kryeministri ka kërkuar që Bashkia e Tiranës të vazhdojë punën për t’i shërbyer qytetarëve. Më vonë kreu i qeverisë do të takohet me këshilltarët e Partisë Socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Arrestimin e Veliajt me urdhër të SPAK, Rama e ka konsideruar masë ekstreme dhe ndërprerje e padrejtë e kontratës së tij me qytetarët që e kanë zgjedhur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb