Pas deklaratave të dashurisë në distancë për njëri-tjetrin, sot në Milano, në qendrën stërvitore të Interit, kapiten Icardi ka takuar një ish-futbollist shumë të dashur për tifozët zikalëtr, Adrianon.

‘Perandori’ ka mbërritur aty për të takuar nga afër sulmuesin 25-vjeçar që prej disa sezonesh udhëheq ekipin, detyrë që ai e bënte disa vite më parë. Për këtë vizitë të brazilianit, Mauro Icardi ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjetet sociale në një mënyrë shumë interesante.


“Shikoni kush ka ardhur për të më parë mua sot! Po! Është ai! Pernadori Adriano. Është gjithmonë kënaqësi të takosh njerëz që kanë një të shkuar të paharruar për tifozët zikaltër.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb