Barcelona i dha leksione futbolli mbrëmë Chelsea-s në ‘Cam Nou’ duke i mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 në sfidën e kthimit në “Champions League”.

Para ndeshjes, tifozët katalanas shpalosën një banderolë të madhe në nder të Lionel Messi-t, i cili dhuroi një nga paraqitjet e tij të shumta spektakolare duke realizuar 2 gola dhe dhënë 1 asist.

Në të shkruhej: “Zoti e ruajt mbretin”
FC-Barcelona-v-Chelsea-FC-UEFA-Champions-League-Round-of-16-Second-Leg
Një banderolë shumë domethënëse që duke parë sesi shkoi ndeshja ndryshe mund të shkruhej: “Zot shpëtoje Chelsea-n nga Messi.”

Nuk dihet arsyeja nga ku janë nisur tifozët e Barcelonës por anglezët në himnin e tyre thonë: “Zot ruaje mbretëreshën.”

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb