“Surrey Fusion Fest” në edicionin e tij të 11-të rezervoi edhe një kënd dedikuar kulturës shqiptare, ku shqiptarët që jetojnë në Kanada përfaqësuan më së mirë traditat dhe kulturës e atdheut të tyre.
I mbajtur në Kolumbinë Britanike në datat 21 dhe 22 korrik 2018, e cila gjithashtu ka krijuar edhe një trend në mbledhjen e diversiteteve të kulturave, këtë vit me iniciativën e komunitetit shqiptar atje, pati një kënd kuqezi.
Me ndihmën e mjaft personaliteteve të kulturës por jo vetëm, shqiptarët patën mundësinë të prezantonin një program të pasur me këngë, valle, botime, kostumografi, instrumente dhe traditë tipike nga Shqipëria e madhe.
Pavioni i kulturës shqiptare pati pjesëmarrje të gjerë prej shumë vizitorëve në ditën e parë ndërsa në të dytën, falë mikpritësve shqiptarë në këndin e rezervuar për ta, bënë që vizitorët të ndjeheshin “shqiptarë” për disa minuta, duke kërkuar të dilnin foto përpara flamurit, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar apo të uleshin në sofër dhe të trokisnin gotat e rakisë duke vendosur dhe qeleshe në kokë njëkohësisht.
Albanian Cultural Pavillion bëri të mundur t’i jepte zë dhe vëmendje akoma më tepër mbarë komunitetit shqiptar që jeton në Kanada si dhe një shembull për diasporën e Amerikës së Veriut. Komuniteti Shqiptar u vlerësua me çmimin e tretë.(Atsh)