Një bazë e përdorimit të drogës në qytetin e Vlorës është zbuluar ditën e sotme. Një banesë e braktisur, e cila gjendet pas këndit të lojërave kryesore të qytetit frekuentohet në masë nga personat e varur nga lënda narkotike e llojit heroinë, gjë e cila duket dhe nga shiringat e shumta.

Siç shihet edhe nga fotot që publikon ‘BalkanWeb’ ku shihen pamjet e frikshme nga brenda banesës së braktisur. Në ambiente ka dhe shtresa në të cilat narkomanët shtrihen pas përdorimit të drogës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pavarësisht tentativave për ta izoluar derën me qëllim mos frekuentimin përsëri hyrja në të bëhet nëpërmjet dritareve. Në të tre ambientet e shtëpisë së braktisur shikohen shenjat e lëndëve narkotike të përdorura nga narkomanët ndërsa një ditë më parë në një tjetër “bazë” në lagjen 24 maji u gjet i vdekur një 33-vjeçar, i cili kërkohej prej ditësh nga familjarët.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: