Një Inter i mrekullueshëm, një skuadër me karakter, e vendosur në mënyrë perfekte në fushë, por dhe me fat. Ndaj një Bayern të “plagosur”, me shumë mungesa “big”, ekipi i Simone Inzaghi-t triumfoi brenda në Mynih, një sukses 1-2 që i jep një bonus shumë të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit më 16 prill, hedhin një hap të sigurt drejt fazën gjysmëfinale të Champions League.

Në emergjence totale, Kompany hodhi në fushë një ekip me shumë ndryshme, jo vetëm në emra, por starti i lojës vërtetoi të kundërtën, Bayern jo vetëm që nuk hasi vështirësi, por spostoi Inter në gjysmëfushë duke krijuar disa raste të pastra për gol. Fillimisht ishte Olise që flirtoi me golin e avantazh, ndërsa më pas ishte sërish francezi, por që në minutën e 14-të dhuroi një assit për Harry Kane, me “bomberin” anglez që goditi shtyllën pingule. Bayern nuk e uli ritmin, në kërkim të golit të epërsisë, por Sommer ishte thjesht i pakalueshëm.

Në momentin më të mirë të Bayern, Inter zbriti me një aksion perfekt në sulm, Thuram dhuroi një super assist për kapitenin Martinez, me këtë të fundit që me një goditje plot klas dërgoi topin në trekëndësh duke i dhuruar zikaltërve avantazhin.

Ashtu si në fraksionin e parë, edhe në pjesën e dytë, Bayern e nisi ndeshjen në sulm, në kërkim të golit të barazimit, por as Stanisic e as Guerrero nuk ishin të saktë për të finalizuar aksionet sulmuese. Kompany hodhi në fushë edhe Thomas Muller, me sulmuesin gjerman që brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 85-të, një gol me shumë peshë nga një lojtar ikonë që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern. Festa nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë, Inter i goditi sërish në të njëjtën formë, me një zbritje të shpejtë në sulm, Carlos Augusto futi një top të fortë në qendër, aty ku Frattesi e kishte të lehtë ta shtynte në rrjetë, duke bërë që festa e zikaltërve të ishte e madhe për këtë sukses 2-1 në Mynih:

  • foto galeri
  • foto galeri

“Inter i mrekullueshëm”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Sim On”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport pas suksesit 2-1.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb