Footy Headlines ka publikuar fotografitë e fanellave të para të Milanit për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç pritej, sundon ngjyra e kuqe dhe e zezë, që janë simbole të klubit.

Dizajni i referohet një bluze të këtij ekipi shumë vite më parë. Bëhet fjalë për edicionin 2001/2002 dhe ngjashmëritë duken të mëdha.

 

Gjithsesi, përpara daljes zyrtare të fanellave, te klubi nga Milano kërkojnë fitoren e kampionatit. Skuadra e Piolit renditet në vendin e parë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb