Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar ushtrimin fushor të quajtur “Tango Mike”, si pjesë e përgatitjeve për procesin e validimit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë.

Në një postim në Facebook, FSK-ja ka shpërndarë disa pamje nga ky ushtrim, duke bërë të ditur se Kompania e Armëve ka ndërmarrë këtë stërvitje me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve. Po ashtu, është testuar funksionimi i sistemit komandues dhe lidhja ndërmjet njësive në kushte të afërta me ato të një lufte të vërtetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë këtij ushtrimi janë verifikuar dhe vlerësuar togjet e kompanisë në disa aspekte kyçe, përfshirë aftësinë për dislokim në terren, lëvizjen taktike, vendosjen në pozicione mbrojtëse si dhe ofrimin e mbështetjes me zjarr për njësitë operacionale të këmbësorisë.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: