Milinkoviç-Saviç, futbollisti i Lacios që u ble para dy vitesh në Belgjikë, po shkëlqen këtë sezon në “Seria A” dhe për të janë të interesuar shumë klube të mëdha në Europë, që për ta bërë të tyrin duhet së paku të derdhin 100 mln euro në arkat e klubit italian. Jo më kot në një intervistë të mëparshme drejtori sportiv Igli Tare e cilësoi si blerjen më të mirë që ka bërë.
Një frymëzim për talentin serb për të shkëlqyer në fushat e blerta padiskutim që është e dashura bashkëkombëse Natalija Iliç. Ajo është një superyll që ka studiuar për Mjekësi në Novi Sad, e që tashmë jeton në Romë me futbollistin e Lacios.
(e.k/BalkanWeb)
