TIRANE
Aktorja Eva Mendes postoi një foto, nëpërmjet të cilës shfaq një tatuazh, që shkruan “de gosling” në pjesën e brendshme të kyçit të dorës.
Gosling është mbiemri i aktorit Ryan Gosling, i cili është dhe partneri i saj prej 11 vitesh.
Në kulturën spanjolle, gratë mbajnë mbiemrin e tyre të vajzërisë dhe shtojnë “de” para mbiemrit të partnerit, për të treguar se është dhe mbiemri i tyre pas martesës. Pra, emri i saj i martesës do të ishte Eva Mendes de Gosling.
Nuk përjashtohet mundësia që tatuazhi i Mendes mund të jetë thjesht një simbolik e marrëdhënies së saj të gjatë, por ndarja e një fotografie të pozuar në këtë mënyrë duket disi e qëllimshme.
Eva dhe Ryan kanë qenë së bashku që prej vitit 2011 dhe u njohën në xhirimet e filmit “The Place Beyond the Pines”.
