VLORE– Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen në qytetin e Vlorës. Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin, siç raporton “BalkanWeb” është përplasur me një mur në zonën pranë xhamisë të qytetit bregdetar.

Të rinjtë me inicialet M.D, 24 vjeç, R.L, 26 vjeç dhe B.Z, 28 vjeç, kanë pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe kokë. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli i parë që i është ushtruar të rinjve, rezulton se ata kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.

Fotot e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti nga vendngjarja, tregojnë se aksidenti ka qenë i rëndë, pasi makina ka përfunduar përmbys.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por dyshohet se shkak i aksidentit është bërë gjendja e dehur e tre të rinjve.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: