Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Francës, ku 36-vjeçari nga Lezha, por që jetonte prej vitesh në Shkodër, Mentor Rexha, është gjetur i vdekur.

Gazetari Senad Nikshiqi sjell në redaksinë e “BalkanWeb” foto të rënda, që tregojnë se 36-vjeçari shqiptar është dhunuar, deri në nxirje të trupit, çka hedh dyshime se kjo mund të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe familjarët e viktimës, duke folur për gazetarin e “News24” dhe “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi, theksojnë se i riu ka ndërruar jetë nga dhuna.

“I bej thirrje shtetit shqiptar qe ta zbardh kete ngjarje, djali nuk ka kryer vetevrasje por eshte dhunuar ne burg. Lajmin e kemi marre nga shoket e tij qe na kane tregua sepse askush tjeter nuk na ka lajmeruar per vdekjen e djalit. Djali kishte nje vit qe ishte ne France dhe 6 muaj kishte ne burg se akuzohej per djegien e disa makinave. Ka qene duke folur me vellain ne telefon kur e kane arrestuar. Gjate kohes qe kemi folur ne telefon nuk na ka shprehur shqetesime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetevrasje. Kerkojme qe te hetohet sepse ne trup ka shenja dhune. I bej thirrje shtetit te me kthejne trupin e djalit dhe te zbardhet ngjarja. Femijet i kam rritur me halle”, ka thënë e ëma e viktimës, Rukine Rexha.

Djali i xhaxhait Selaudin Rexha: Ambasada shqiptare ne France nuk na eshte pergjigjur por na eshte shprehur ne menyre absurde kur i kemi kerkuar ndihme dhe te gjitha veprimet jane duke i kryer vellai i viktimes me te motren e tij. Akuzat ndaj kusheririt tim jane te paverteta. Ky eshte rasti i 5 i shqiptareve qe vriten ne burg dhe dy jane nga Shkodra nderkohe qe shtetit nuk hesht nderkohe qe po te ishin nga ndonje shtet tjeter reagimi do ishte i madh.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb