Sipas historiografëve të huaj, por edhe shqiptarë, Shqipëria gjatë Luftës së Parë trajtohej si një vend ku nuk u zhvilluan vërtetë luftime të mirëfillta dhe se ajo ishte një arenë përplasjesh sporadike të disa fronteve ballkanike mes aleatëve e fuqive të aksit.

Studiuesi Armand Plaka në profilin e tij në Facebook shkruan se gjithsesi ishin një strehë e mirë në krahasim me vuajtjet që përjetoheshin në frontet e tjera në Europë, ku zjarri i mitralozëve, tanket, bombardimet dhe sidomos, përdorimi i armëve kimike, shkaktuan katastrofa, të cilat do ta bënin Europën të tronditej fort.

Sidoqoftë, Durrësi sidomos, Shëngjini, por edhe gjetkë, u bënë herë pas here objektiva të ashpra bombardimesh e luftimesh detare, nga ku popullsia lokale pësoi dëme të rënda. Në foton e shkëputur më poshtë nga një përmbledhje në italisht rreth frontit shqiptar të Luftës së Parë, diçitura shënon fare qartë fatin e Konakut, dmth. Pallatit të Princ Vidit, i cili më vonë do të shuhej fare nga faqja e dheut, për t’i lënë radhën projekteve të reja për “piacën” e Durrësit, që po e mbajnë peng qytetin antik edhe sot e kësaj dite.

E njëjta foto rezulton edhe në arkivat austriake, prej të cilave gjen edhe dëshmi të tjera të bombardimeve e luftimeve detare në ujrat shqiptare mes Marinës Perandorake Austro-Hungareze e asaj italiane.

Diciturat e fotove:

1. Kartolinë italiane që paraqet Pallatin Mbretëror “Konaku”, në Durrës në vitin 1914, gjatë mbretërimit të shkurtër të Princ Vidit në Shqipëri.
1-24_1499504883-2226415

2. Rrënojat e Pallati Mbretëror “Konaku”, në Durrës, goditur nga bombardimet aleate në vitin 1918, paraqitur në botimet italiane të kohës. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara
19732168_10154965982306028_1096955250754151431_n

3. Rrënojat e Pallati Mbretëror “Konaku”, në Durrës, goditur nga bombardimet aleate në vitin 1918, ruajtur në arkivat austriake. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara
3-16_1499504883-7350688

4. Durrës 1917 – Rrënojat e një shtëpie të bombarduar nga sulmet ajrore aleate. Në foto dallohet qartë një ushtar austro-hungarez. Marrë nga arkivat austriake. Armand PLAKA- © Të gjitha të drejtat të rezervuara
4-8_1499504883-528229

5. Durrës 1917 – Ushtarakë austro-hungarezë në bordin e një anije të tyre luftarake. Në sfond dallohen qartë disa anije të mbytura, dëshmi e përplasjeve ajrore e detare mes palëve ndërluftuese. Marrë nga arkivat austriake.
5-5_1499504883-4516941

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb