SHBA- Një shqiptar u ka shpëtuar për mrekulli të shtënave me armë zjarri që ndodhën në një kompleks video-lojërash në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai është 19-vjecari Drini Gjoka, i cili ishte pjesë e turneut dhe është lënduar lehtë në dorë. I riu shqiptar thotë përmes postimeve në Twitter se ishte me fat që ka shpëtuar.

“Jam me fat. Plumbi ka goditur gishtin tim. Ishte dita më e keqe e jetës sime”-shkruan 19-vjecari shqiptar në Twitter.

Nga të shtënat me armë zjarri u vranë 4 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Policia tha se agresori u gjet i vdekur, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e ngjarjes.


(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: